Deputetët e Partisë Socialiste kanë dalë duke qeshur nga Kuvendi, pasi Bajram Begaj u zgjodh president me 78 vota pro.
Deputetët e mazhorancës votuan të gjithë pro, ndërsa deputetët e PD, bojkotuan seancën, por njëri prej tyre duke se i ‘tradhtoi’ pasi votoi që Begaj të ishte në krye të shtetit.
Vetë kryeministri Rama, me të dalë nga Parlamenti tha se e arritën objektivin që kishin. Tre raundet e para për presidentin dështuan, ndërsa kreu i qeverisë ritheksoi se i kanë dhënë Shqipërisë një president president normal dhe një figurë të pakontestueshme në integritet e humanizëm.
Rama: E kemi arritur qartësisht objektivin që kemi pasur qysh më herët. Kjo do të thotë se i kemi dhënë Shqipërisë një president normal dhe një figurë të pakontestueshme në integritet e humanizëm. Nuk ka rëndësi përfundimi aritmetik, por që është kushtëzuar në një provë të prekshme që PS është këtu për Shqipërinë dhe jo për veten, për të bërë më të mirën, që vendimet dhe aktiviteti ynë të shkojnë në interes të vendit, jo të njërës palë.
Pas zgjedhjes së presidentit, deputetët socialistë, e uruan Begajn edhe në rrjetet sociale.