Zbrazën bankën në Koplik për pak minuta, arrestohen pas 3 javësh dy vëllezër nga Malësia e Madhe! Shoqërohen 15 persona

Shqipëria

Zbrazën bankën në Koplik për pak minuta, arrestohen pas 3 javësh dy vëllezër nga Malësia e Madhe! Shoqërohen 15 persona

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Klevis dhe Bekim Gurraj, vëllezër me njëri tjetrin janë ndaluar nga policia e Shkodrës në lidhje me grabitjen e ndodhur rreth tre javë më parë në një bankë në Koplik.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se policia ka shoqëruar rreth 15 persona gjatë kontrolleve, ndërsa po punohet për ndalimin e dy të dyshuarve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Autorët e maskuar vodhën një shumë prej 400 mijë lekësh, 1 mijë dollarë dhe 1 mijë euro. Disa persona të paidentifikuar, u futën në filialin e BKT-së të maskuar.

Nën kërcënimin e armës, ata vodhën shumën e parave e më pas u larguan me një makinë tip “Volkswagen” në më pak se 7 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat