Një person dyshohet se është mbytur në lumin e fshatit Skuraj, në Lezhë.
Gazetari i Panorama.al raporton se në policinë e Lezhës ka mbërritur një telefonatë, që ka njoftuar se një person është mbytur.
Shërbimet e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të mësuar rrethanat e plota të saj.
Nuk dihen ende shkaqet dhe as identiteti i personit që dyshohet se ka humbur jetën.