Sherri për parkimin e varkave/ Ndërron jetë 43-vjeçari nga goditjet me thikë

Shqipëria

Sherri për parkimin e varkave/ Ndërron jetë 43-vjeçari nga goditjet me thikë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 14:31
Kledi Koka

Ndërron jetë i plagosuri Kledi Koka, 43-vjeç që u qellua disa orë më parë me thikë në shëtitoren e qytetit, pranë limanit.

Koka kishte marre plagë të thellë në mushkëri dhe kishte humbur shumë gjak thanë burime nga spitali.

Ai u transportua me helikopter drejt Tiranës por nuk arriti të mbijetojë. Policia ka arrestuar disa ore me pare autorin, Genti alias Jorgo Golemi, 43-vjec, peshkatar, i denuar me pare ne Greqi per “trafik droge” dhe ne Sarande per “prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” dhe “mbajtje pa leje te armeve dhe municionit”.

Koka dhe Golemi u konfliktuan për shkak të parkimit të një varke në limanin e qytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat