Shtëpia merr flakë nga rrufeja në Malësi të Madhe, ndërron jetë 50-vjeçari

Shqipëria

Shtëpia merr flakë nga rrufeja në Malësi të Madhe, ndërron jetë 50-vjeçari

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët në Malësi të Madhe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dedaj të Shkrelit.

Sipas të dhënave, zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje dhe është përhapur me shpejtësi në banesë.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi P. Ivanaj, rreth 50-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra nga zjarri ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal të Skodrës.

Grupi hetimor i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat