Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka ironizuar ministret e qeverisë për sjelljen e tyre në Kuvend. Gjekmarkaj i kërkon me ironi kryeministrit Edi Rama të vërë rregull pasi shton se nuk është e lehtë të mbash fjalën në Kuvend teka dëgjon zëra nga mbrapa.
Ai shprehet se sa herë është kryeministri në Kuvend në rreshtin e ministrave nuk pipëtin as miza, por sapo largohet ai ‘gajasen’ me batutat e kolegut të tyre Ulsi Manja.
Statusi i plotë i Agron Gjekmarkajt
Ankesë Babos për ministreshat muhabetqare!
Babo ti je goxha njeri ! Ty zallamahia të bezdis. Rremuja e rremeti , gazepi e qameti po kaq. Babo ti je armik i madh i akraballekut. Ti do paqe , lezet, marifet e vemendje. Kur ti Babo vjen në sallë nuk pipetin as miza, të gjithë sus. Edhe ne të Opozites gezohemi, themi erdhi Babo e do na gajasë, do i bjerë monotonisë me çifte. Qeveria rri urtë si dele perendie, salla poshtë po kaq me kersheri. Po kur ti Babo iken kepusin zinxhiret e fillon rrokullima. Hukama e piskama presin vertikalisht e horizontalisht Kuvendin. Salla boshatiset e kafja mbushet. Po nuk është ky thelbi i ankeses time të perunjur.
Po të drejtohem si edukator i eperm që je Babo. Ja sot mora fjalen dhe u llafosa per viziten në Vatikan, u tregova ca historira e gjëra si logjike e moteve që perjashtojnë rastesitë. Po ç’të te tregoj mor Babo ! Delines nuk i pushonte goja, dërr dërr e dërr dërr! Duket sa të jetë Zamo ajo mund të llafoset sa të dojë e të qeshë po kaq me llaftar.
Parabolat e Ulsiut i dukeshin ku e ku më interesante se historitë me Papë e Buzukër, Bogdane e Kuvend Arberit ! Nuk u bëra xheloz per erudicionin e Ulsiut, thjeshtë e admirojmë. Të qeshura Babo, zgerdhirje Babo e gajasje pa fund, zukama Babo. Të flasesh me një koshere bletesh nga pas nuk është e lehtë.
Rixha Babo qortoji nga pak qerrateshat se vetem të mos flasin po ju kerkojmë, as punë as rroga, as rënd, as gjë prej gjëje. Kam besim Babo që i vrenjtur do i nakatosesh e këtë maraz do ma heqesh. Jo të gjitha ! Keto afer Ulsiut ai i uruari i shtie ne ngasje dhe i derdh në gaz. Njëra fliste per Byrek, tjetra per japrak!Njëra per rroba , tjetra per diete. Me nxinë jeten Babo! Shpetona nga muhabetqaret.