“Ju si profesor ishit i rreptë, nuk vendosnit kurrë 10-të”- Mjeku thumbon Berishën: Atë Lul Bashën nga e gjete që…

Shqipëria

“Ju si profesor ishit i rreptë, nuk vendosnit kurrë 10-të”- Mjeku thumbon Berishën: Atë Lul Bashën nga e gjete që…

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 20:33
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të enjte një takim me intelektualë në qytetin e Elbasanit. I pranishëm në takim ishte dhe mjeku onkolog Artan Çomo, i cili ka qenë student i Berishës gjatë studimeve në Universitetin e Mjeksisë.

Çomo zgjodhi të shkëmbente një batutë me ish-kryeministrin duke i thënë me ironi se ai si profesor ishte i rreptë dhe nuk vendoste kurrë 10, ndërkohë që Lulzim Bashës i vendosi 10 menjëherë.

“Profesor, ju në shkollë keni qenë i rrept, nuk të vinit 10 kurrë. Po Lul Bashën nga e gjete që i vure 10. Unë çfarë kisha për Lul Bashën ia kam thënë Luçianos në vitin 2015, nuk e di i ka pëlqyer si ka pëlqyer, por çfarë kam pas ia kam thënë, se e shikoja që nuk kishim gjë në terezi. Duhet një solidaritet përmes intelektualve pasi është një situatë e rrezikshme. Shumë njerëz nuk e shohin të ardhmen këtu”, tha mjeku.

Ndërkohë që Berisha në fjalën e tij u ndal tek problematika e largimit të mjekëve për shkak të mosrespektimit të tyre nga ana e qeverisë.

“Duhet të shpëtojmë nga ky rrënim i sistemit shëndetësor që ka në bazë mungesën e respektit të qeverisë ndaj mjekëve.

Rritja e rrogave në këto 9 vite është qesharake, me ato 4 miliardë të marra borxh duhet të ishin rritur me dy herë dhe jo të jenë rrogat 40% më pak se në Kosovë.

Evërtetë ajo që Partia Demokratike u largua nga parimet e saj, humbi, u shndërrua në një forcë amorfe, por rithemelimi e rikthen te vlerat konservatore. Moment tjetër që ne duhet ta luftojmë, ne duhet të bëjmë gjithçka që në komunitetin tonë të flasim hapur.

S’ka gjë më të rëndësishme që ne të flasim hapur me individin. Momenti i tretë që ju shtuat, çdo njeri kontributin e tij. Ne jemi në politik sot, ne do ja dalim kësaj beteje me kushtin që çdo njeri të mendoj, çfarë duhet të bëj unë sot.

Thelbi i filozofisë së Niçes është që njeriu të tejkalojë vetveten. E ka shumë njerëzore, ja kanë interpretuar sipas qejfit supernjeriun e Niçes, por ai e ka tejkalimi i vetvetes”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat