Baton Haxhiu: Procesi i Berlinit ka dështuar, Rama mbron Europën nga konfliktet në Ballkan

Shqipëria

Baton Haxhiu: Procesi i Berlinit ka dështuar, Rama mbron Europën nga konfliktet në Ballkan

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 21:26
Edi Rama

Baton Haxhiu ka thënë se Procesi i Berlinit ka dështuar, sipas tij, kryeministri Edi Rama po mbron Europën nga konfliktet në Ballkan.

Baton Haxhiu: Samiti i djeshëm ishte një sukses për arsye të ndryshme. E para nëse koncepti Open Balakan i konvenon dikujt, i konvenon shqiptarëve se janë 7-8 milion në Ballkan. Me anë të kësaj nisme arrijnë qëllimin për të cilin janë refuzuar prej një shekulli.

Kjo iniciativë është për të treguar fuqinë r tyre e për të refuzuar një përçmim që BE-ja i ka bërë.

Ajo që jam i sigurtë është se Procesi i Berlinit nga 2013-2018 ka dështuar. Ky dallim me procesin e Berlinit dhe refuzimi i Shqipërisë ka detyruar një proces alternative që ka mbështetjen amerikane me projektues George Soros. Ajo që dua të them është që imazhi I pesë shteteve tregon për një lidership dhe nëse është dikush që e mbron Europën nga një konflikt në Ballkan, këtë meritë e ka Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat