Arratisen tre shqiptarë nga burgu në Itali

Shqipëria

Arratisen tre shqiptarë nga burgu në Itali

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Tre të burgosur me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu i Trevisos, rreth orës 5:00 të ditës së djeshme, pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe janë ulur me çarçafë.

Dy prej tyre janë kapur menjëherë nga policia e burgjeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Uilpa.

I arratisuri, 27 vjeç ishte ndalur me një urdhër-arresti evropian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat