Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në kryeqytet, ku një fëmijë 2 vjeç ka rënë nga lartësia.
Policia bën me dije se si pasojë e lëndimeve të marra, fëmija fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të incidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.