Zgjedhjet e drejtuesve vendorë, Rama porosi kandidatëve: Përgatituni, është një garë e hapur

Shqipëria

Zgjedhjet e drejtuesve vendorë, Rama porosi kandidatëve: Përgatituni, është një garë e hapur

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 23:31
Kryeministri Edi Rama

Elbasani ishte ndalesa e radhës në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij kryeministri tha se procesi është tepër i rëndësishëm dhe ftoi të gjithë kandidatët ta marrin seriozisht dhe të paraqesin platformat e tyre.

Edi Rama: Dua të shfrytëzoj këtë rast që t’i themi të gjithë atyre që presin që të kenë prezantimet dhe ballafaqimet e tyre të përgatiten seriozisht pasi kjo është një garë e hapur. Nga ana tjetër të gjithë bashkësitë socialiste nëpër qarqe të bëjnë sa më shumë propozime që dhe zgjedhja të jetë shumë e gjerë. Kam shumë i inkurajuar nga ajo që kam parë në distancë dhe sot jam këtu së bashku me deputetët e Elbasanit. Na vjen mirë që na jepet mundësia që të marrim pjesë në një proces si ky. Një proces që synon të ripërtërijë me një mekanizëm të ri strukturën e partisë Socialiste. Kudo ku kemi kandidatë cilësor do të kemi një bashkëdrejtim të partisë. Kjo është një garë e hapur, kemi kandidatë që meritojnë mbështetje për të kontribuuar në parti. Mos ta quajmë kryetarin e partisë një figurë babe. Ju uroj suksese kandidatëve. Më vjen mirë tja lë foltoren Blendit i cili drejton komisionin e posaccëm të përbërë nga sekretarët e partisë.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i PS, theksoi se PS në këto 31 vite të ekzistencës së saj është karakterizuar jo vetëm nga lidershipi, por dhe nga fryma e solidaritetit.

Gjiknuri: Prandaj kryetari i partisë duhet të ketë një cilësi, të mbajë frymën e solidaritetit. Kryetari i Partisë duhet të jetë babai i asaj shtëpie, ku të gjithë socialistët do të trokasin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat