Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, tha se ka pasur një tendencë nga Lulzim Basha dhe Edi Rama, për goditjen e partive politike.
Në një intervistë për Ora News, Ndoka tha se Rama është në panik, ndërsa shton se tashmë ka gjetur një mënyrë për të dëmtuar partitë e tjera.
Ai tha se policia e shtetit ka ndërhyrë, në kulmin e organizimit të punës për Kongresin.
Nard Ndoka: Këto janë pasojat e Lulzim Bravës. Ka pasur një tendencë për goditjen e partive politike Rama-Basha. Rama tashmë është në panik, për faktin që PD doli përtej bravave. Ka gjetur një mënyrë tjetër, duke dëmtuar edhe partitë tjera. Kjo është absurde. Unë jam në kulmin e organizimit të punës, të vjen policia e shtetit, të sekuestrojnë, ndërhyjnë në një proces politik, të bllokojnë edhe vulën. Unë mund të bëjë një shkresë, por vula mbetet e bllokuar.