Socialistët sot festojnë 31-vjetorin e krijimit të partisë.
Kryeministri i vendit, njëkohësisht kryetari i PS-së ka uruar këtë mëngjes socialistët që festojnë 31-vjetorin e krijimit të partisë.
“Mirëmëngjes dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot #PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë🙏#31VJETPS❤️🌹”, shkruan Rama në postimin e bërë në rrjetin social “Facebook”