Petraq Gjika u godit 15 herë në trup me thikë dhe trupi i tij i pajetë u braktis në afërsi të koshave të plehrave jashtë kabinës ku punonte si roje i serave.
Viktima mësohet se ka marrë goditje kryesisht në gjoksin e djathtë, një në zemër, dy në mëlçi, një në kofshën e majtë dhe një në parakrahun e djathtë.
Korrespondentja e Gazeta Panorama, informon se 67-vjeçari nuk është përleshur me autorin e krimit, por është mbrojtur, duke ngritur duart.
Dyshimet se janë se krimi ka ndodhur pas një momenti të sherrit. Viktima mbante veshur shapka, ndërsa këpucët i kishte hequr dhe i kishte lënë tek tavolina.
Janë shoqëruar rreth 10 persona, por s’ka ende asnjë të dyshuar apo të ndaluar për ngjarjen e rëndë.