Harta e re gjyqësore/ Reagon Manja: Është në përputhje me paketën e reformës në drejtësi

Shqipëria

Harta e re gjyqësore/ Reagon Manja: Është në përputhje me paketën e reformës në drejtësi

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 14:01
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me debatet që ka shkaktuar harta e re gjyqësore.

“Në përputhje me paketën e reformës në drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor ngriti një Grup Ndërinstitucional për të kryer vlerësimin e sistemit gjyqësor dhe për dhënien e rekomandimeve lidhur me mënyrën më të mirë të riorganizimit të gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të shtunën hartën e re gjyqësore, në të cilën parashikohet një reduktim i numrit të gjykatave në vend.

Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata nga 22 që ishin më parë, ndërsa nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.”, thuhet në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat