Arrestimi i Kasandër Nogës/ Policia tregon pse u mbajt i fshehtë operacioni: Aksioni vijon për kapjen e…

Shqipëria

Arrestimi i Kasandër Nogës/ Policia tregon pse u mbajt i fshehtë operacioni: Aksioni vijon për kapjen e…

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 15:46
Kasander Noga dhe Erion Hasanbelliu

Kasandër Noga, i dyshuar kryesor për atentatin e ndodhur dy ditë më parë në Belgjikë ndaj Erion Hasanbelliut është arrestuar ditën e djeshme në Vjenë të Austrisë teksa po bëhej gati të udhëtonte drejt Shqipërisë.

Policia e Shtetit në vendin tonë nuk ka dhënë informacion në lidhje me operacionin. Ata sqarojnë se aksioni nuk bërë publik pas kërkesës së autoriteteve belge të cilat nuk kanë dashur që ai të bëhet mediatik për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Operacioni është ende në vijim e sipër për kapjen e personit të tjetër i cili ka qenë bashkë me Nogën në momentin e atentatit ndaj Erion Hasanbelliut.

Reagimi i Policisë së Shtetit

Për të sqaruar në lidhje me arrestimin e Kasandër Nogës.

Për çdo ngjarje, arrestim, operacion, sekuestrim, si dhe për dyshime për autorë ngjarjesh, edhe kur nuk ka bashkëpunim, përsëri mes Policisë së Shtetit dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja apo operacioni ka letër-korrespondencë, fillimisht ka komunikime telefonike, pastaj komunikime zyrtare që vijnë me email dhe me shkresë zyrtare.

Edhe në rastin e Kasandër Nogës, Policia belge dyshon se njëri prej autorëve është Kasandër Noga, pasi në ngjarje dyshohet se janë të përfshirë 2 persona dhe njëri prej tyre akoma nuk është identifikuar.

Menjëherë pas ngjarjes, ka ardhur kërkesë për bashkëpunim dhe Policia shqiptare ka ushtruar disa kontrolle për gjetjen e këtij personi por ka rezultuar se ky shtetas nuk kishte hyrë në Shqipëri.

Dje, pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë belge për vendndodhjen në Austri të njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht të shtetasit Kasandër Noga 45 vjec nga Patosi i Fierit, ky shtetas është arrestuar në Austri nga Policia belge, e cila po punon me Prokurorinë belge, për të zbardhur e dokumentuar me prova ligjore këtë ngjarje.

Nuk e kemi bërë publike për shkak se Policia belge nuk ka dashur të bëhet mediatike sepse operacioni vijon për kapjen e personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat