Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak momente më parë në Velipojë.
Mësohet se ka mbetur i plagosur një person por nuk dihen ende shkaqet e përplasjes.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Velipojë/ Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.