Sot në Shqipëri protestohet kundër rritjes së çmimeve

Shqipëria

Sot në Shqipëri protestohet kundër rritjes së çmimeve

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Ditën e sotme organizata të shoqërisë civilë kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste kundër rritjes së çmimeve.

Protesta do të nisë në orën 18:00.

Sipas organizatorëve, qytetarët do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të drejtohen për te sheshi përballë godinës Kryeministrisë.

Organizatorët e protestës thonë se tubimet do të vijojnë derisa qeveria të gjejë një zgjidhje për krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat