Sekuestrohet hoteli në Korçë/ Policia: Pasuri e ardhur nga krimi

Shqipëria

Sekuestrohet hoteli në Korçë/ Policia: Pasuri e ardhur nga krimi

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Policia ka sekuestruar një hotel në Korçë në pronësi të Erion Demollit.

Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për prodhim dhe shitje droge, ndërsa dyshohet se hoteli është është ndërtuar nga të ardhurat e krimit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasit E. D., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal, ky shtetas dyshohet se i ka investuar në biznesin në emër të shtetases L. K., me të cilën ka lidhje familjare. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat