Rama dhe Abazoviç në Kiev/ Zelensky publikon videon nga takimi: Mbështetje ndaj popullit tonë

Shqipëria

Rama dhe Abazoviç në Kiev/ Zelensky publikon videon nga takimi: Mbështetje ndaj popullit tonë

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 16:10
Foto nga takimi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë pamje nga takimi në Kiev me kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç, shkruan neësbomb.al Dy liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë mbërritur prej mëngjesit të sotëm në Kiev.

“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot po takohem me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç”, shkruan Volodymyr Zelensky dhe ndan pamje takimi.

Në pamjet e shpërndara nga presidenti ukrainas, shihet se kryeministri tjetër i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka folur me video konferencë. Më pas, tre liderët kanë biseduar me njëri-tjetrin për pushtimin rus të Ukrainës.

Vizitën e parë pas Kievit, dy kryeministrat shqiptarë e kanë bërë në qytetin e Borodiankas. Një qytet 50 km nga kryeqyteti i Ukrainës dhe ndër të parët që u godit nga pushtimi i egër rus. Ndërtesa të shkatërruara dhe komplekse banimi të bëra njësh me tokën kanë parë Rama dhe Abaziviç në Borodianka.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat