Merret në mbrojtje oficeri i policisë. Dumani u urdhërua që ta vriste!

Shqipëria

Merret në mbrojtje oficeri i policisë. Dumani u urdhërua që ta vriste!

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 18:25
Nuredin Dumani

Merret në mbrojtje oficeri i policisë i përmendur nga Nuredin Dumani.

Oficeri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, dyshohet se ishte shënjestra e Nuredin Dumanit, i cili kishte marrë porosi për ta eleminuar.

Efektivi i marrë në mbrojtje ka qenë me detyrë oficer në Elbasan dhe ka hetuar disa nga ngjarjet kriminale atje, përfshirë dhe ngjarjet ku dyshohet se urdhërues i krimeve është Erion Alibej.

Nuredin Dumani ka nxjerrë edhe 100 emra të personave të botës së krimit në Shqipëri, që veprojnë në disa qytete, e një pjesë e këtyre emrave, janë arrestuar dhe shpallur në kërkim me vendim gjykate, ndërsa për pjesën tjetër po punohet për kapjen e tyre dhe janë organizuar disa aksione.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat