Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell u takua sot me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.
Lajmi bëhet i ditur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i cili njofton se përfaqësuesi i Lartë i BE-së Borrell u takua me ministren Xhaçka, pas fjalës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Bisedova me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, përpara fjalës sime në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, sot pasdite.
Me Shqipërinë si anëtare jo të përhershme që mban Presidencën aktuale, kemi një anëtar më shumë në Këshill. Diskutuam gjithashtu për nevojën urgjente për përparim në rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së drejt BE-së”, shprehet Borrell.