E rëndë në Elbasan: 19-vjeçarja tenton vetëhelmimin, sillet në Tiranë në gjende të rëndë

Shqipëria

E rëndë në Elbasan: 19-vjeçarja tenton vetëhelmimin, sillet në Tiranë në gjende të rëndë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:26
Ilustrim

Një e re në në lagjen “5 Maji” Elbasan dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen ditën e sotme.

Ajo është gjetur në banesë nga familjarët, ndërsa është dërguar me urgjencë në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 17.06.2022, në lagjen “5 Maji” Elbasan, është gjetur në banesë, dyshohet e vetëhelmuar, shtetasja E. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.” – njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat