Bashkitë 30 ditë kohë për të “shpëtuar” nga Rama: Do të merren nën administrim nga qeveria

Shqipëria

Bashkitë 30 ditë kohë për të “shpëtuar” nga Rama: Do të merren nën administrim nga qeveria

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 17:25
Edi Rama

12 bashki të majta në vend kanë probleme të mëdha financiare, por alarmi është ndezur në bashkinë e Vorës dhe Kavajës.

Jo vetëm që nuk kanë të ardhura të pavarura, por detyrimet e prapambetura rrezikojnë të falimentojnë këto dy njësi vendore, e para Vorën e cila detyrimet e prapambetura ndaj shpenzimeve kanë kapura shifrën e 90.54 % , ndërsa në Kavajë kriza rritet me tej pasi detyrimet kanë shkuar në 91.23%.

Në vështirësi financiare mbeten edhe Belshi, Malësia e Madhe, Cërriku, Poliçani, Roskoveci, Dimali, Pogradeci, Delvina, Lezha dhe Rrogozhina.

Qeveria e Edi Ramës u ka lënë afat këtyre bashkive edhe një muaj që të dorëzojnë planin e tyre të shpëtimit.

“Do të duhet që brenda 15 korrikut të dorëzojnë një plan të përmirësimit të tyre dhe të jetë i miratuar nga këshillat bashkiakë.”

Në rast se drejtuesit e bashkive të rrezikuara nuk arrijnë të dalin nga kriza financiare, atëherë qeveria e majtë e Ramës do të vendosë një tjetër precedentë në historinë e pluralizmi, “sekuestrimin” e bashkive.

“Do të marrim masa në rast të mos përmbushjes së detyrimeve financiare, duke e marrë bashkinë nën administrim, sikurse bëhet në Itali e Francë kur situata financiare bëhet një gropë.”

Këto raporte negative do të përdoren edhe nga socialistët në kërkesat e tyre për reformën territoriale, për të ulur numrin e bashkive me argumentin e falimentit financiar të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat