“Nuk kam pse e fsheh, kapacitet tona ajrore janë të limituara”- Peleshi kritika kryetarëve të bashkive: Neglizhentë!

Shqipëria

“Nuk kam pse e fsheh, kapacitet tona ajrore janë të limituara”- Peleshi kritika kryetarëve të bashkive: Neglizhentë!

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 23:29
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur këtë të premte në lidhje me situatën e zjarreve gjatë muajve të nxehtë të verës, si dhe u ka bërë apel kryetarëve të bashkive dhe strukturave vendore për sensibilizimi në identifikimin e hershëm dhe eliminimin e zjarreve potencialë.

Përmes një interviste të dhënë nga Korça, ku zhvilloi një takim me strukturat e Emergjencave Civile, kryetarët dhe prefektët, Peleshi theksoi se kapacitetet e brendshme ajrore të vendit janë të kufizuara dhe ndaj asnjë bashki nuk duhet të neglizhojë situatën e zjarreve dhe të reagojë në mënyrë të menjëhershme.

“Kapacitetet tona të brendshme ajrore janë të limituara dhe nuk kam pse e fsheh. Sazani nuk u dogj, pati një zjarr i cili ishte serioz sepse Sazani ka një bimësi të egër dhe kjo e bënte të vështirë. Ky ishte edhe qëllimi i takimit te sotëm sepse nuk funksionon akoma siç duhet zinxhiri i reagimit, të parët që ata përballen duhet të jenë administratorët , bashkitë. Nuk e kam fjalën për kritika specifike, por ky zinxhir nuk funksionon siç duhet. Çdo bashki nuk reagon, e para neglizhojnë proceset, sensibilizimin shumë të rëndësishëm për identifikimin e hershëm edhe për eliminimin e një zjarri potencial dhe pastaj degradon situata. Vetëm kur e shokun tymin dhe zjarrin që merr përmasa të mëdha i bien telefonit dhe kërkojnë helikopterin.

Helikopterë edhe 5 edhe 10 dhe 20 të ketë Shqipëria nuk mund të hedhë ujin në çdo vatër zjarri. Është e rëndësishme që të reagojmë nga bashkitë dhe pastaj patjetër kur vjen çështja që bashkitë me kapacitetet e tyre nuk e përballojnë dot, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura bën koordinimin e të gjitha kapaciteteve në të gjitha institucionet përfshi dhe kapacitetet e forcave të armatosura dhe kur mundësitë tina shterojnë është mekanizmi europian i Mbrojtjes Civile i cili reagon dhe mbështet të gjitha vendet e bashkimit Europian por jo vetëm.

Mekanizmi i emergjencave na është përgjigjur shumë shpejt në rastin e Sazanit me një mjet Greqia që pati goxha efekt, por zjarret në fund i shuan ai ushtari që ndonjëherë e përqeshin, por që bën punë të pazëvendësueshme as nga avioni as nga helikopteri. Sot kam filluar një tur për takimet me kryetarët e bashkive, prefektët dhe strukturat e emergjencat civile për t’ju kujtuar detyrimet ligjore por edhe për tu angazhuar edhe nga ana jonë për një bashkëpunim të mirë. Funksionon në këtë mënyrë, agjencia kombëtare e mbrojtjes civile, nuk ka kapacitetet e veta, nuk ka mjetet e veta, por është institucioni që koordinon të gjitha  për t’ju përgjigjur rasteve të emergjencave civile. Radha fillon që nga kryeplaku i fshatit dhe më pas të gjitha të tjerat. Ministria  e Mbrojtjes ka ndarë këtë vit 10 mln dollarë për Emergjencat Civile për bashkitë jo kudo është përdorur si duhet dhe me zgjuarsi apo përgjegjshmërinë e duhur. Ne kemi kapacitetet tona të brendshme ajrore të cilat janë të limituara dhe nuk ka asgjë për tu fshehur, takati financiar i Shqipërisë nuk është të blerë avionë për shuarjen e zjarreve, ato kushtojnë 50 mln euro, nuk është puna që nuk i kemi 50 mln euro, por mjete të tilla kërkojnë dhe kapacitete mirëmbajtje, por mirëmbajtja kushton më tepër sesa helikopteri.”, tha Peleshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat