Çfarë ndodhi me Nuredin Dumanin në SPAK? Nis ballafaqimi i dëshmitarëve të drejtësisë me “shokët”

Shqipëria

Çfarë ndodhi me Nuredin Dumanin në SPAK? Nis ballafaqimi i dëshmitarëve të drejtësisë me “shokët”

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 08:26
Nuredin Dumani

Nuredin Dumani la spitalin e burgut dhe erdhi në SPAK! I duhej të përballej me dy shokët e tij: një financues dhe një bashkëpunëtor!

Prokurorët e çështjes kanë nisur ballafaqimin e të gjitha dëshmive që implikojnë të riun nga Elbasani në një mori aktesh kriminale, ndërkohë që për të njëjtat ngjarje të rënda kanë dëshmuar edhe Henrik Hoxha dhe Euglen Halili.

Ky i fundit ishte personi i parë që dëshmoi.

Menjëherë sapo kreu aktin monstruoz të vrasjes së Regis Runajt, dy vite më parë.

Ai u dorëzua se nuk i mori paratë që mendonte se do të merrte, ndaj edhe solli në pranga Erion Alibejn. Po ashtu, ai dëshmoi për shumëçka tjetër që në dijeni të tyre ishte edhe Policia e Prokuroria, e jo vetëm të Elbasanit.

Nuredin Dumani do të përballet tashmë me të gjithë personat për të cilët ka dëshmuar që kanë marrë pjesë në vrasje.

Për ata që mundi të arrestonte SPAK në operacionin “Plumbi i Artë”.  Të tjerët kur të arrestohen, nëse arrestohen!

Po ashtu do të përballet edhe Henrik Hoxha. Ky i fundit nisi të rrëfehej sapo u prangos, ndërsa Dumani e vazhdoi më vonë rrëfimin e tij.

SPAK administron informacion të detajuar për të paktën 24 episode, përfshirë vrasje dhe grabitje me pasoja të rënda.

Shpeshherë vrasjet janë realizuar me nga dy viktima, ndërkohë që Dumani i ka lënë SPAK edhe një listë me 17 emra si persona që duhej të ekzekutoheshin, pasi në listë ishte edhe emri i një oficeri Policie, por që emri i tij tashmë është bërë publik.

SPAK mësohet se i ka rrëmbyer dëshmi të shumta në lidhje me pagesa për “punë” Nuredin Dumanit, punë të pakryera.

Ai ka folur për shifra marramendëse pagesash, ndërkohë që pritet të verifikohen të gjithë një e nga një. Ajo që u verifikua e para ishte gjetja e fotos së zyrtarit të Policisë në telefonin e tij, pak kohë pas nisjes së dëshmisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat