Negociatat me BE dhe Bullgaria si pretekst i rremë i një qeverie mafiozësh të zhytur në korrupsion

Shqipëria

Negociatat me BE dhe Bullgaria si pretekst i rremë i një qeverie mafiozësh të zhytur në korrupsion

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 12:27
Edi Rama

Ky është qershori i radhës, që kryeministri ynë “lider global”, po e fsheh të vërtetën, me justifikimin e ri banal, se Këshilli i Europës nuk do t’i hap negociatat me Shqipërinë, ngaqë Bullgaria ka vendosur veton kundër Maqedonisë; dhe sipas Ramës, BE-ja ka vendosur kusht, që  negociatat ose do hapen për të dy shtetet së bashku, ose për asnjërën prej tyre.

Në fakt, BE nuk e ka bërë kurrë publik një kusht të tillë bllokimi, por vetëm kushtet e pa plotësuara nga qeveria dhe kryeministri Rama, jo prej paaftësisë e paqartësisë, por prej mungesës së vullnetit për të ecur në procesin e integrimit.

Për mos-hapjen e negociatave, nuk e ka fajin as Bullgaria e cila nuk është kundër Shqipërisë, por as Maqedonia, që është shtet me vete dhe ka i personale hesapet e interesave me Bullgarinë, mirëpo kryeministri Rama e përdor këtë rast, për të justifikuar dështimin e tij.

Po në vitet 2014-2020, kur Bullgaria nuk e kishte vendosur veton kundër Maqedonisë, përse nuk u hapën negociatat? Por çdo muaj qershor e tetor, Edi Rama nxirrte Taulant Ballën për të mashtruar se gjoja BE kishte caktuar datën e hapte shampanjë festimesh… pa hapje negociatash.

Dhe negociatat nuk mund të hapen, sepse nuk është goditur korrupsioni. Akoma nuk është pastruar politika, parlamenti, policia e administrata nga halabakët, injorantët dhe eksponentët e krimit.

Këshilli Europës, po e shikon me fakte konkrete që dalin përditë, siç ishte rasti “Kajmaku”, drejtues politik e kryetar bashkie i kapur me 20 kilogramë kokainë në Itali.

BE e shikon përditë, që vetë kryeministri Rama, ministrat, deputetët, krye-bashkiakët, krye-doganierët e kryepolicët, nuk i kanë prerë lidhjet me trafikantët, por i kanë zgjeruar e forcuar akoma edhe më shumë.

Shtetet lider të BE, me dyndjen masive të shqiptarëve, kanë konstatuar se kryeministri Rama nuk po investon për vende pune as të ardhurat e brendshme dhe as kreditë e huaja, por po ua jep si koncesione oligarkëve e trafikantëve, të lidhur në interesa me të e pushtetarët.

Ka dhe shumë njolla e probleme të tjera në punët e qeverisë dhe integritetin e Edi Ramës si kryeministër, të cilat Këshilli i Europës i quan “problematike e pengesë për negociatat, ndërsa Rama vazhdon fajëson Bullgarinë, se po bllokon Maqedoninë.

Fakti që në 9 vite pushtet të PS, Shqipërisë nuk po i hapet as nisja e negociatave, tregon se shkaqet janë vetëm te dështimet dhe punët e mbrapshta të kupolës mafioze qeveritare.

Mbasi dera e BE, nuk është si portat e resorteve dhe kazinove të oligarkëve e trafikantëve të lidhur me pushtetin, ku kryeministri Rama e ministrat me konkubinat e tyre hynë e dalin lirisht.

Një nga takimet show të kryeministrit Rama, bërë para vendimit të BE për hapjen apo mos-hapjen e negociatave, ishte Konferenca Anti- korrupsion, ku në atë sallë të mbushur me 2000 zyrtarë të lartë shteti, 1 në çdo 4 karrige ishte shitës tenderësh e vendesh pune.

Ndërsa fjalimet “Anti- Korrupsion” i mbajtën kryeministri krye- koncesionar dhe ministrat e zhytur në korrupsion ekstrem e lidhje me grupe kriminale.

Prandaj Ambasadorja Yuri Kim e pyeti hapur Edi Ramën:  – “Do të shkoni përpara apo prapa? Kush do ta zotërojë vendin tuaj? Do ta zotërojnë krimi i organizuar dhe oligarkët?”.

Dhe më të drejtë, mbasi deri tani, ekonominë, pasuritë dhe financat e Shqipërisë, i kanë dorë vetëm politikanët, pushtetarët, oligarkët dhe kriminelët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat