Bordi i Transparencës uli çmimin e naftës të shtunën, pas një rekordi prej 265 lekësh për litër që e kishin përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Tashmë nafta do të shitet 249 për litër, sërish çmim ky i lartë në raport me çmimin e naftës para pak javësh, por edhe në raport me vendet e tjera të rajonit.
Benzina, nga ana tjetër, do të shitet 236 lekë për litër, ndërsa gazi 86 lekë për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi më 18 qershor.
Njoftimi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit