Spas Shërbimit Meteorologjik Ushatrak, duke filluar nga kjo fundjavë, mbi vendin tonë fillojnë gradualisht të depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Për ditën e stome (e shtunë) moti parashikohet i kthjellët, por edhe me alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura.
Në momentin e zhvillimit të vranësirave në këto zona priten reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.
Të njëjtat kushte atmosferike parashikohen edhe për ditën e diel. Moti do të jetë i kthjellët, por me alternime vranësirash kalimtare më të theksuara në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut. Në relievet e larta malore në jug, në orët e nxehta të ditës, priten reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.