Aksident në aksin Librazhd Përrenjas, autobusi me targa greke përplas “Benz”-in

Shqipëria

Aksident në aksin Librazhd Përrenjas, autobusi me targa greke përplas “Benz”-in

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas, ku një autobus është përplasur me një automjet tip “Benz”.

Burime bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur drejtuesi automjetit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Fatmirësisht bashkëshortja dhe fëmijët që ishin në të njëjtën makinë me të nuk janë dëmtuar.

Ky aksident ka shkaktuar vështirësi në lëvizje në këtë aks rrugor, duke shkaktuar një trafik kilometrik. Në vend të ngjarjes është policia që po heton shkaqet e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat