Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në rrugën “Sali Nivica” në Tiranë.
Sipas policisë trupi i pajetë i 43-vjeçarit është gjetur nga të afërmit e tij.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.