Në rrugën Ligor Lubonja asnjëherë nuk është investuar për rregullimin e saj.
Banorët e zonës janë shumë të shqetësuar për shkak të gjendjes së kësaj rruge.
Gropat e shkaktuara përgjat gjithë lagjes pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit janë të njëjta.
Pavarësisht se kyetari i Bashkisë së Tiranës ka nisur takimet me degët e PS-së për të folur për punët e mira, pamjet në terren flasin ndryshe. Asnjë investim i kryer, përveç zhavorrit që vetë qytetarët janë detyruar të vënë në gjithë gjatësinë e saj për të mos penguar kalimin.
Gazetarja e Ora News Katerina Hysenllari raporton se të stepur për të folur përpara kamerave, pas tyre banorët tregojnë se shumë herë iu është premtuar rregullimi i saj.
Tashmë dhe kjo rrugë i është lënë në dorë projekteve të Bashkisë e cila rrugët e kryeqytetit nuk i ka aspak në agjendën e saj.