Aksident masiv në Tiranë, përmbyset një makinë

Shqipëria

Aksident masiv në Tiranë, përmbyset një makinë

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 23:12
Foto nga vendi i ngjarjes

 Një aksident masiv ka ndodhur këtë mbrëmje pranë zonës së Astirit në Tiranës.

Siç duket dhe në foto ka pasur një përplasje mes disa mjeteve mes tyre dhe një taksi.

Automjetet kanë vetëm dëme materiale, ndërsa njëra prej makinave është përmbysur.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca, por nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

Nga ana e Policisë nuk ka ende një njoftim në lidhje me ngjarjen në fjalë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat