Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka për qëllim të largojë shqiptarët nga vendi dhe të sjellë ata nga Bangladeshi.
Berisha theksoi se kjo bëhet me qëllim për të thënë se Shqipëria nuk bëhet nga shqiptarët. Ai kërkoi protesta masive për t’i dhënë duart regjimit.
“Artan Lame tha që probleme të mëdha ka në zonat në zhvillim e sipër, Ju garantoj unë me përgjegjësi të plotë që Kadastra nuk ka asnjë problem. Filluan djegien e dokumenteve në Sarandë. Prisni tani të fillojë në të gjithë vendin. Të gjitha këto kanë vetëm një synim.
Taksa mbi ju, Është largim dhe intimidim mbi ju. Ai do që të largojë shqiptarët dhe të sjellë ata nga Bangladeshi. Si e si të krijojë përshtypjen që Shqipëria nuk bëhet nga shqiptarët. Duhet të jemi të sinqertë dhe të hapur. Nëse ne nuk ngrihemi për t’i dhënë duart këtij regjimi që të gjitha aspiratat tona do mbeten në letër.
Sot është mision i vërtetë. Të bëjmë gjithçka për t’i nxjerrë frikën njerëzve. Uroj që protesta që nisët të jetë një fillim dhe një ftesë për të gjithë shqiptarët. Ne nuk do lëmë asnjë përpjekje pa bërë në parlament dhe komisione. Vetëm me protesta do mund të realizoni qëllimet që ju keni”, tha Berisha.