I ikën gruaja bashkë me fëmijën, burri kërkon ndihmën e policisë

Shqipëria

I ikën gruaja bashkë me fëmijën, burri kërkon ndihmën e policisë

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Zhduket nga banesa një grua bashkë me fëmijën, burri bën denoncmin në polici.

Ngjarja ka ndodhur në Maliq.

I. P., 51 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa bashkëshortja G. P., 41 vjeçe, së bashku me fëmijën e tyre 7 vjeç.

Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat