Ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti në emisionin ‘Frontline’ në News 24 foli në lidhje përfundimin e mandatit të presidentit Ilir Meta i cili përfundon mandatin më 24 korrik.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Panariti u shpreh se Meta ka dhënë sinjale se synon diçka përtej LSI-së.
“Këtu nuk ka mister, ai ka deklaruar që do të jetë pjesë e politikës, riintegrimi i tij mbetet për tu parë. Janë dhënë sinjale që synon diçka përtej LSI , një bashkim, mbetet për t’u parë…Ka një projekt politik që do ta bëjë publik në kohën e duhur…
E sigurt është që ky projekt politik i bashkimit të opozitës do të jetë pjesë e zotit Meta. Unë nëse do jem në politikë aktive, normalisht mund të ketë edhe figura të reja, sa për mua niveli i angazhimit mbetet për tu parë”, tha ai.