“Nëse hapet drita e gjelbër për në BE, minimizohet roli i Ballkanit të Hapur”, Nano paralajmëron zhvillimet e rëndësishme

Shqipëria

“Nëse hapet drita e gjelbër për në BE, minimizohet roli i Ballkanit të Hapur”, Nano paralajmëron zhvillimet e rëndësishme

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 08:25
Mustafa Nano

Analisti Mustafa Nano komentoi dje zhvillimet e fundit politike në Ballkan, ku në Bullgari u rrëzua qeveria e Petkov, një ditë para mbajtjes së Samitit të BE-së.

Nano thekson se tanimë pritet heqja e vetos bullgare dhe t’i hapet rruga negociatave me Tiranën dhe Shkupin. Nano vë në dukje se nëse hapet drita e gjelbër për në BE, roli i nismës “Ballkani i Hapur” do të minimizohet.

“Pritet që Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’u çelen negociatat. Ne jemi nervozuar, është nervozuar Rama, maqedonasit janë nervozuar. Bullgarët kanë arsyet e tyre, që ne s’duam t’i kuptojmë se kemi hallin tonë. Për fat të mirë ra kjo qeveri, pritet të hiqet vetoja bullgare dhe të hapen negociatat. Është një ide pak kontroverse dhe është krijuar ideja që i bën karshillëk integrimit në Evropë. Ti je në një proces të rëndësishëm, do të krijohesh në Evropë, dhe krijon një klub tjetër. Rama ka përdorur një term tjetër Komuniteti Politik Evropian që unë e shoh si zhvillim edhe më cilësor se Ballkani i Hapur. Rama s’duhet ta kompromentojë nismën.

Për mua Ballkani i Hapur ka qenë i mirë deri tani. Por kur e shndërron në klub të ri, merr vlerë të re, kjo është absurd për mua. Refuzimi që ka bërë Kosova bazohet te dy gjëra, e para që s’ka mbështetje të plotë ndërkombëtare. Së dyti më duket edhe pak emocionale. S’janë të gatshëm të bëjnë pjesë në të njëjtin klub ku është Serbia. E shoh pozitive, nëse Kurti do të ishte në të njëjtën tryezë me Vuçiçin. Do të merrej si shembull që Serbia po e njeh Kosovën. Kurti ka preferuar vendimin e natyrës patriotike para atij racional. Nëse hapet drita e gjelbër për në BE roli i ‘Ballkanit të Hapur’ minimizohet”., tha Nano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat