Berisha: Protestë në Tiranë më 7 Korrik

Shqipëria

Berisha: Protestë në Tiranë më 7 Korrik

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 08:38
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar që më datë 7 Korrik do të zhvillohet një protestë kundër qeverisë në Tiranë. Berisha u shpreh se beteja duhet që të shtrihet në mbarë vendin.

“Më 7 Korrik është menduar që të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë. Kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin”, u shpreh Berisha.

Deklaratën ish-kryeministri e bëri gjatë një takimi me shoqërinë civile.

Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se po shpërfill çdo interes kombëtar duke luajtur me fatet e kombit. Sipas kreut të demokratëve nismat dhe ligjet e qeverisë kanë për qëllim spastrimin e shqiptarëve nga vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat