Kush ia vuri zjarrin automjetit të 33-vjeçarit? Policia gjen autorin, ja çfarë kishte ndodhur mes tyre

Shqipëria

Kush ia vuri zjarrin automjetit të 33-vjeçarit? Policia gjen autorin, ja çfarë kishte ndodhur mes tyre

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Policia Delvinë ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku u dogj një automjet tip “Suzuki” dhe ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar.

Në orët e para të ditës së djeshme, në lagjen “9 Nëntori”, Delvinë, ku u dogj automjeti tip “Suzuki”, në përdorim nga shtetasi L. K., 33 vjeç, banues në Delvinë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Sh., 47 vjeç, banues në Delvinë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit L. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat