A do i bashkohet LSI protestës së 7 korrikut? Berisha flet për detajet

Shqipëria

A do i bashkohet LSI protestës së 7 korrikut? Berisha flet për detajet

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 10:40
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur jashtë Kuvendit për detajet e protestës së parë që do mbahet më 7 korrik, tha se një grup ekspertësh po punon për stemën e saj. Teksa nuk dha detaje për organizimin, se nga do nisë dhe ku do përqendrohet tubimi, por u shpreh se do protestohet ndaj qeverisë, parlamentit.

“Protestë protestë dhe vetëm protestë. Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga interesi i tyre kombëtar tek shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndiejnë se janë në rrezik të madh. Ndiejnë një thirrje të brendshme se duhet me cdo kusht ti dalin zot vetes të marrin në dorë fatin e fëmijëve të tyre”, tha Berisha.

Pyetje: Kur do mbahet dhe a do i bashkohet LSI?

Berisha: Kjo protestë është e hapur për gjithë shqiptarët dhe është më datën 7 korrik në orën 7 të darkës. Në Tiranë, në rrugë dhe sheshin e saj më të madh, Tirana do derdhet.

Pyetje: Ku?

Berisha: Para shqiptarëve e do protestohet ndaj qeverisë, parlamentit, me vendosjen e monizmit kushtetutshmëria e kësaj qeverie ka rënë në mënyrë përfundimtare.

Pyetje: Do jete protesta e vetme qe do mbahet gjate veres?

Berisha: Një grup ekspertësh po punon për stemën. Do vendoset, se ju e patë që aty u krijua dhe lindi aty buroi nga shpirti e zemra një koalicion i paparë me shoqërinë civile.

Me drejtuesit e lartë të PD është konsultuar protesta por data i është lënë nderi se ishte një takim me shoqërinë civile se kjo s’është protestë vetëm e PD por data duhet të gjente miratim të plotë nga shoqëria civile

Më parë Rama nuk është larguar por Rama do largohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat