Duke folur për mundësinë e hapjes së negociatave, Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH tha se ky proces do të vazhdojë edhe për 10 vite të tjera pasi po politizohet. Ndërsa e cilësoi si absurde dallimin e Kosovës nga Serbia, edhe pse, sipas tij, është pjellë e Evropës.
'Rasti i Bullgarisë dhe i Rumanisë tregoi që përdorimi i politikës në anëtarësime, tregon që duhet të mendohen çikmë shumë. Ne dhe Maqedonia e Veriut kemi probleme, unë nuk shoh ndonjë problem të madh. Ne po e acarojmë, do vazhdojë edhe 10 vjet ky proces.
Ne e politizojmë shumë, se po të ishte PD do bënte të njëjtën gjë dhe anasjelltas.'
'Për Kosovën e quaj absurde, nëse do ishte një vend i madh mbase do mendoheshin më shumë, por janë thjesht 2 milionë banorë. Një vend që e krijuan vetë, Kosova është një pjellë e Evropës dhe tani po e dallojnë nga serbët.'- tha ndër të tjera Klosi.