Raporti i Këshillit të Lartë të Shtetit për vitin 2021 thotë se ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile kanë shkelur ligjin për sa i përket manaxhimit të situatës me zjarret në vend.
Ne raportin thuhet se nga 4 helikopterë ‘cougar’ që kanë Forcat e Armatosura vetëm njëri është funksional.
Sipas KLSH zjarrfikësit nuk kanë veshje dhe pajisje, makinat zjarrfikëse janë të viteve 1960-1970.
Po ashtu sipas KLSH, u shkel ligji për marrjen e helikopterëve me qira për shuarje zjarresh.