“Është ulur krah meje”- Rama falenderon kancelarin austriak dhe bëhet i “hidhur” kur i drejtohet BE-së

Shqipëria

“Është ulur krah meje”- Rama falenderon kancelarin austriak dhe bëhet i “hidhur” kur i drejtohet BE-së

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 15:04
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar kancelarin austriak Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau ku po merr pjesë, për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë.

Por teksa nisi të flasë për Bashkimin Europian, kryeministri u shpreh se “pas këtyre fjalëve do më duhet të bëhem i hidhur.”

“Nuk falënderoj dot sa duhet kancelarin, është këtu me ne, është ulur krah meje ashtu siç ulet krah meje në Këshill sepse Austria dhe Shqipëria fillojnë me gërmën A. Ai është mbështetës i Ballkanit perëndimor dhe Shqipërisë Faleminderit Karl, Zoti të bekoftë.

Pas këtyre fjalëve të bukura do më duhet të bëhem i hidhur sepse do flas për BE.

Ndihem i keqardhur për BE, vërtet i keqardhur. Shumë njerëz i komentuar ato çfarë thashë në konferencë për shtyp pas takimit si një zemëratë e madhe, po mund të jetë, por s’ka të bëjë me ne por me BE. pasi qëndruam për 4 orë me udhëheqësit e vendeve, i dëgjuam dhe ndjemë pafuqinë e tyre përballë një situate surreale ku Bullgaria merr peng dy vende të NATOS në mes të një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës, që rrekej të qëmtonte pasiguri historike mu përpara syve të 26 vendeve të tjera që s’mund të bëjnë asgjë. Dje Parlamenti bullgar votoi diçka që do jetë mjaftueshme për Maqedoninë e Veriut, kjo s’lidhet vetëm me Bullgarinë”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat