Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, ka publikuar një foto në rrjetet sociale, përmes së cilës tregon vendimin që ka marrë një biznesmen në Kosovë pas mosliberalizimit të vizave.
Ai ka vendosur një tabelë në hyrje të lokalit të tij, përmes së cilës njofton se ndalon hyrjen në biznesin e tij të qytetarëve të BE-së.
“E PABESUESHME: Akt-Patriotik: Mosliberalizimi i vizave, lokali në Kosovë ndalon hyrjen e qytetarëve të BE-së.
A ju duket reagim i drejtë…..?”, shkruan krahas fotos Spahiu.