Shkoi në mes të natës në spital dhe deklaroi se është rrëzuar, çfarë i gjeti në banesë policia 22-vjeçarit në Elbasan

Shqipëria

Shkoi në mes të natës në spital dhe deklaroi se është rrëzuar, çfarë i gjeti në banesë policia 22-vjeçarit në Elbasan

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar ka shkuar në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm i dëmtuar në krah, ku ka deklaruar se është rrëzuar.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në Peqin, policia ka gjetur një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se 22-vjeçari D.K i përdorte për të kryer vjedhje.

D. K. është transportuar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat