Provimet e Maturës, deputetja Ina Zhupa: Ja dështimet e Ministrisë, maturantët protestojnë sërish nesër në orën 16:00

Shqipëria

Provimet e Maturës, deputetja Ina Zhupa: Ja dështimet e Ministrisë, maturantët protestojnë sërish nesër në orën 16:00

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:58
Deputetja demokrate, Ina Zhupa

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, paralajmëron sërish protestë nga maturantë, që pritet të zhvillohet nesër në orën 16:00.

Deputetja shkruan në “Facebook” se “Matura 2022, probleme të përsëritura pa asnjë vullnet për t’i zgjidhur, në kurriz të mundit të maturantëve. E rritën “Turin” e bënë model të testeve të dështuara!!”

Postimi i deputetes:

▪️Provimi i Biologjisë rrezikon vlerësimin real dhe kurorëzimin me sukses së ëndrrave të maturantëve për degët e preferuara si mjekësia etj.

▪️Një test siç e vlerësojnë mësuesit e biologjisë por edhe vetë maturantët, jashtë standarti, jashtë programi, i koklavitur, me çelës përgjigjesh që përsëri lë hapësira për komente.

▪️Më 10 Mars e kam thirrur në interpelancë ministren Kushi, pikërisht për maturën shtetërore 2022, edhe i kam kërkuar teste pilote për të kuptuar vështirësitë pasi është matura që ka nisur gjimnazin me pandemi, hartimi e tezave me përgjegjesi, me korrektësi, brenda programit etj. Asgjë nuk mori parasysh dhe bëri propagandë. Ndërkohë vit pas viti bëjnë teza “ Turi” me papërgjegjshmërinë më të madhe.

Të hënën në orën 16:00 maturantët protestojnë sërisht.

I bëj thirrje ministres Kushi mos ti shkatërroj mundin dhe ëndrrat maturantëve:
📌 Të hiqen nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit.
📌 Të rishikohet çelësi i provimit, sipas verejtjeve dhe sugjerimeve të mësuesve të biologjisë.
📌Të ndryshojnë kufinjtë e vlërësimit të notave, duke ulur pragun në skemën me pikët e reja pas heqjes së pyetjeve jashtë programi.
📌 Të mbajnë përgjegjësia QSHA dhe hartuesit e tezave.

Keni 4 vjet që maturatët i detyroni të protestojnë për shkak të testeve të hartuara pa cilësi në lëndë të ndryshme dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat