Udhëtonte me 5 emigrantë të paligjshëm, sapo sheh postbllokun e policisë 21-vjeçari i zbret nga Benz-i dhe i instrukton si të…

Shqipëria

Udhëtonte me 5 emigrantë të paligjshëm, sapo sheh postbllokun e policisë 21-vjeçari i zbret nga Benz-i dhe i instrukton si të…

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Një 21-vjeçar është vendosur në prangat e policisë së Korçës, pasi ndihmoi 5 emigrantë të paligjshëm të shmangnin postbllokun policor, me qëllim që t’i transportonte në drejtim të Tiranës.

I riu me iniciale E. Xh., teksa udhëtonte në aksin rrugor Maliq-Lozhan, në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Goçës”, ka vënë re në largësi shërbimet e postbllokut të policisë.

Në këto momente, ai ka zbritur nga Benz-i emigrantët dhe i ka orientuar si të shmangnin postbllokun policor, në mënyrë që t’i merrte sërish më pas në automjetin e tij, për t’i transportuar kundrejt shpërblimit, në drejtim të kryeqytetit.

Blutë e Korçës informojnë se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan “Benz”-i me të cilin udhëtonte i riu, tre aparate celulari dhe një sasi në vlera të ndryshme monetare.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor “Perimetri 179”.

Goditet një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Vihet në pranga 1 shtetas, i cili ndihmoi 5 emigrantë të paligjshëm të shmangnin postbllokun policor, me qëllim që më pas t’i transportonte kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Xh., 21 vjeç, banues në Korçë.

Nga verifikimet e kreyera rezulton se shtetasi i mësipërm, porsa ka konstatuar në largësi shërbimet e postbllokut të policisë, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Goçës”, me qëllim që të shmangte përgjegjësinë penale, ka zbritur nga automjeti tip “Benz” që ai drejtonte, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët i kishte orientuar si të shmangnin postbllokun policor, në mënyrë që t’i merrte sërish më pas në mjetin e tij, për t’i transportuar kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Benz”, tre aparate celulari dhe një sasi në vlera të ndryshme monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat