Gazetari Artan Hoxha thotë se gjobëvënia ndaj bizneseve vijon të mbetet një fenomen shumë shqetësues në Shqipëri.
Ai deklaroi se në mënyrë sistematike vijon t’ju vihen gjoba biznesmenëve, të cilët në shumë raste nuk i denoncojnë këto krime.
Gazetari deklaroi se tashmë bandat kriminale kanë filluar të hapin edhe portale, ku vendosen gjoba.
“Gjobëvënia është një nga krimet më shqetësuese sidomos ndaj biznesit të ndershëm. Është një nga metodat që prodhon para për krimin e organizuar. Eliminon konkurencën në treg."