Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Përparim Ademin.
Ai paraditen e 31 dhjetorit 2020 qëlloi për vdekje dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.
Krimi ndodhi në banesë në zonën e “Astirit” në Tiranë.
Ademi zbrazi të gjithë plumbat që ndodheshin në karikator në drejtim të Zhaneta Metanit, e dashura e autorit të krimit Përparim Ademi dhe motrës së saj Kristina Bardhi.