Nënstacioni i energjisë elektrike pranë paraburgimit të Bradasheshit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Gazetari Enes Memolla raporton për Panorama.al se forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Megjithatë deri më tani nuk rrezikohet godina e paraburgimit megjithëse janë shumë afër njëra tjetrës.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë zjarri në një transformator që shërben për furnizim me energji elektrike.